LAJMI I FUNDIT:

Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK

Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku një mësuese është therur me thikë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informatën se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast lëndim trupor ku viktima, V.P femër, 49 vjeç, ka marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se lidhur me rastin policia ka arrestuar personin e dyshuar B.D femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Shpend Ahmeti reagon ndaj therjes me thikë të mësueses në Prishtinë
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti reagon ndaj therjes me thikë të mësueses në Prishtinë

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për ta ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se një prinde e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës.

“Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori