LAJMI I FUNDIT:

Brenda jetës së një agjenti të fshehtë të ATF-së, organizatës amerikane që ndjek edhe “ata që duan të qëllojnë dikë ose të hedhin diçka në erë”

Brenda jetës së një agjenti të fshehtë të ATF-së, organizatës amerikane që ndjek edhe “ata që duan të qëllojnë dikë ose të hedhin diçka në erë”

Me pak më shumë se 5,000 punonjës, Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) është një nga agjencitë federale më të vogla për zbatimin e ligjit në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ata nuk merren me individë dhe grupe të rrezikshme, si dhe kërcënime të tjera.


Në fakt, ATF ndjek pas disa prej kriminelëve më të dhunshëm: ata që duan të qëllojnë të tjerët ose të hedhin në erë diçka ose dikë.

Natyrisht, të qenit agjent i terrenit në ATF kërkon një qëndrueshmëri të madhe mendore, shkruan wearethemighty, përcjell Telegrafi.

Carlos Baixauli, ose “Box” siç e quajnë miqtë e tij, u bashkua me ATF-në në vitin 1986.

Baixauli në terren si agjent i ATF

Ai u rekrutua pasi bëri punë të fshehta për versionin shtetëror në Florida të ATF-së dhe për Departamentin e Policisë Miami-Dade; karriera e tij 30-vjeçare përfshinte punët rreth Kartelit Medellin, të kryesuar nga famëkeqi Pablo Escobar.

Përvoja e tij e parë si një agjent i ri ishte kur ai dëshmoi një mizori në prag të Vitit të Ri në Du Pont Plaza në San Juan, Porto Riko.

Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra: Brenda objektit ku fshihen rezervat e arit në Amerikë, por edhe dokumente të rëndësishme shtetërore (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra: Brenda objektit ku fshihen rezervat e arit në Amerikë, por edhe dokumente të rëndësishme shtetërore (Foto/Video)

“Plaza u vu në zjarr nga punëtorët e zemëruar të sindikatës”, kujtoi Baixauli. “Ata donin të dërgonin një mesazh dhe duke bërë kështu, vranë 98 njerëz dhe plagosën mbi 100 të tjerë”.

Baixauli ishte ngarkuar me detyrë të shëtiste përmes vendit të ngjarjes për të hetuar.

“Njerëzit u dogjën në vend”, tha ai. “Skena ishte si diçka që i ngjante një makthi”.

Nuk u desh shumë që Baixauli të caktohej në shumë operacione të fshehta, të cilat e futën atë në punë të vështira, duke u marrë me “pushtuesit e armatosur të shtëpive”.

“Shtëpia ishte e zbrazët. Unë po flas për shtëpi të madhe, pesë, gjashtë dhoma gjumi. Por nuk kishte mobilje ose pajisje shtesë. Këto janë shtëpi që kartelet e drogës kishin në Florida. Ata janë të ruajtur nga banditë e tyre. Ata fillojnë të shpërndajnë drogën nga këto vende në vende të tjera”, kujton ai.

Roli i tij tjetër i fshehtë ishte ai i një punonjësi të pakënaqur të kartelit të drogës.

Baixauli do t’u thoshte kriminelëve se ai nuk po fitonte para të mjaftueshme, se kishte miliona dollarë droge në këto shtëpi dhe se ai kishte nevojë për pjesën e tij.

Ndonjëherë takimet e tij si një agjent i fshehtë ishin të rrezikshme sa vetë vdekja.

Një Ekip i Reagimit të Veçantë të ATF-së kërkojnë një pjesën e jashtme të një ndërtese në Baltimore

Një mënyrë që ATF dallon nga agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit është që ata përpiqen të mos përdorin informatorë konfidencialë.

Ndërsa është jashtë ATF-së që nga viti 2016, Baixauli është akoma i shqetësuar për kërcënimet aktuale.

Historia e “pushtimit” të Xhamisë së Madhe në Mekë - si forcat speciale franceze “çliruan” vendin e shenjtë të myslimanëve
Lexo po ashtu Historia e “pushtimit” të Xhamisë së Madhe në Mekë - si forcat speciale franceze “çliruan” vendin e shenjtë të myslimanëve

Dhe për befasi, ai i sheh grupe si MS-13 si një kërcënim më të madh për SHBA-në se sa edhe karteli i Pablo Escobar.

Mara Salvatrucha, e njohur zakonisht si MS-13, është një bandë kriminale ndërkombëtare që filloi në Los Angeles, California, në vitet 1970 dhe 1980, shkruan Wikipedia, përcjell Telegrafi.

Fillimisht, banda u krijua për të mbrojtur emigrantët salvadorian nga bandat e tjera në zonën e Los Angeles.

Baixauli me 2.7 milionë dollarë, para të konfiskuara

Me kalimin e kohës, banda u shndërrua në një organizatë më tradicionale kriminale. MS-13 dallohet nga egërsia dhe rivaliteti i saj nga bandat e tjera.

Banda thuhet se aktualisht është aktive në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

CIA shpalos misionet sekrete të pëllumbave-spiunë gjatë Luftës së Ftohtë dhe detyrat “unike” që u besoheshin gjatë operacioneve të agjencisë
Lexo po ashtu CIA shpalos misionet sekrete të pëllumbave-spiunë gjatë Luftës së Ftohtë dhe detyrat “unike” që u besoheshin gjatë operacioneve të agjencisë

“MS-13 është 10 herë më i keq (se tjerat). Droga, zhvatje, vrasje brutale, prostitucion, terrorizim i njerëzve. Ata janë kafshë që nuk kanë ndjenjën e jetës”.

Ndryshe, në vitin 2017, u raportua se grupi goditi me thikë një viktimë 100 herë, i preu kokën dhe i shqeu zemrën.

Por, pavarësisht nga rreziku, Baixauli ka thënë se e donte shumë punën e tij në ATF. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori