LAJMI I FUNDIT:

Brenda festës luksoze të Kejvina Kthellës për ditëlindjen e 26-të

Brenda festës luksoze të Kejvina Kthellës për ditëlindjen e 26-të
Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ditën e djeshme (2 qershor) festoi ditëlindjen e 26-të.

Bukuroshja, e cila numëron mbi 700 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi ka ndarë disa imazhe nga festa e ditëlindjes.

Në fotot e publikuara në Instagram, supermodelja prezanton disa nga momentet më të lumtura të ditëlindjes dhe vendin luksoz në të cilin kremtoi.


Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet atraktive në një fustan të zi, në të cilin po ashtu ka theksuar linjat trupore.

Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella

Kejvina duket të ketë festuar në një jaht luksoz dhe i pranishëm në këtë eveniment ishte edhe partneri i saj, identitetin e të cilit vazhdon ta mbajë të fshehur akoma.

Po ashtu në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe modelja e aktorja Arta Elezaj, e cila është një mike e mirë e Kthellës.

Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Kejvina ndërkaq po vazhdon të jetë shumë e kërkuar në fushën e modelingut, gjersa për publikun u bë e njohur si velina e “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by KEJVINA (@kejvina_kthella)