LAJMI I FUNDIT:

Brenda dhjetë vitesh, të gjitha makinat nga Porsche do të jenë elektrike (Foto)

Brenda dhjetë vitesh, të gjitha makinat nga Porsche do të jenë elektrike (Foto)

Ende nuk ka një makinë tërësisht elektrike, por Porsche po planifikojë t’i bëjë të gjitha EV

Prodhuesi gjerman Porsche, po planifikon t’i elektrizojë të gjitha makinat deri më 2017 – pos 911 që është ndryshe dhe mbetet i dalluar prej modeleve tjera, transmeton Telegrafi.


Manager Magazin raporton se Porsche, ka vendosur në mënyrë definitive të radhitet brenda më pas se dhjetë vitesh, në mesin e prodhuesve të EV. Megjithatë, do të përpiqet me të gjitha forcat, që ta mbajë gjallë modelin 911, që vazhdon të jetë me djegie të brendshme. Por, deri më 2010 edhe ky model, duhet të përpijë elektrone.

Këtë projekt thuhet se është duke e iniciuar udhëheqësi i Porsche, Oliver Blume i cili llogaritë se makinat elektrike janë të shtrenjta për t’i prodhuar, por të nevojshme për kohën kur ndalesa e emetimit të gazrave është shumë e madhe.

Makina e parë tërësisht elektrike nga Porsche, do të arrijë më 2019, kur Taycan me 600 kuajfuqi dhe mundësi të vozitjes për 500 kilometra me një mbushje të prezantohet në sallone. Pasuese të saj në segmentin e EV do të jenë 718 Cayman dhe E-Volution Concept. /Telegrafi/