LAJMI I FUNDIT:

Bredhit masiv me 900 stoli i ndizen edhe 70 mijë drita (Video)

Bredhit masiv me 900 stoli i ndizen edhe 70 mijë drita (Video)

Qytetarët janë mbledhur në sheshin qendror të Vilnius të Lituanisë, ku janë ndezur dritat e bredhit të gjatë afro 30 metra.

Struktura prej metali, që është e mbuluar me degë pishash të mbledhura gjatë pastrimit në pyje, ka të vendosura edhe 900 stoli të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Veçanti e këtij bredhi, që besohet të jetë më i madhi i këtij sezoni në Evropë, janë edhe 70 mijë poçe të vogla.

Me anë të këtij dekori, pritet që kryeqyteti lituanes të vizitohet edhe nga banorët e shteteve fqinje. /Telegrafi/