LAJMI I FUNDIT:

BQE: Norma e interesit në Eurozonë do të mbetet zero

BQE: Norma e interesit në Eurozonë do të mbetet zero

Banka Qendrore Europiane (BQE) shpalli pavarësisht nivelit të inflacionit në rritje, norma e interesit në Eurozonë do të mbetet zero.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostati, në dhjetor të vitit 2016, niveli i inflacionit në Eurozonë u rrit në 1.1 %, niveli më i lartë në tre vjetët e fundit.

Ekspertët janë të mendimit se rritja e tanishme e nivelit të inflacionit në Eurozonë ka ardhur nga ngritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Nëse nuk merren parasysh faktorë si çmimi i energjisë dhe ushqimeve, inflacioni në Eurozonë do të jetë në një nivel të ulët.

Analistët kanë vënë në dukje se politika e normës zero të interesit dëmton depozituesit në banka, prandaj BQE-ja duhet të rritë nivelin e interesit në mënyrë graduale.

Tani inflacioni në Eurozonë është në rritje, gjë që ka krijuar kushtet për ndalimin e politikave ultralehtësuese të BQE-së. /Telegrafi/