LAJMI I FUNDIT:

BQE lehtëson të gjithë kategoritë e kredive në tremujorin e tretë 2019

BQE lehtëson të gjithë kategoritë e kredive në tremujorin e tretë 2019

Sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Evropiane, rezultati i të cilit ul shqetësimet e politikëbërësve, bankat në Eurozonë kanë lehtësuar standardet e kreditit në tremujorin e tretë dhe pritet të mos i ndryshojnë në pjesën e mbetur të vitit.

Përballë ngadalësimit ekonomik dhe rrezikut të recesionit, institucioni ka miratuar stimuj monetarë, në përpjekje për të nxitur huadhënien drejt ekonomisë reale.


Standardet e kreditit, apo kushtet e bankave për miratimin e kredive janë lehtësuar në tremujorin e tretë, si për kreditë e bizneseve ashtu edhe për ato hipotekore, tregon sondazhi.

Largimi i Draghit e le BQE-në ende larg objektivave
Lexo po ashtu Largimi i Draghit e le BQE-në ende larg objektivave

“Për tremujorin e katërt, standardet e kreditit pritet të qëndrojnë të pandryshuara në të gjithë kategoritë e kredive”, deklaron BQE.

Ekzekutivët e bankave janë ankuar prej kohësh ndaj normave negative të interesit.

Megjithatë, sondazhi i Bankës Qendrore Evropiane ndaj 144 bankave të Eurozonës, tregoi se norma negative e interesit për depozitat ka kontribuar në rritjen e volumit të huasë tek të gjithë kategoritë.

Në lidhje me kërkesën, bankat presin një rritje për kredit hipotekare dhe konsumatore. /Telegrafi/