LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Likuiditeti i sistemit bankar është i kënaqshëm

BPRM: Likuiditeti i sistemit bankar është i kënaqshëm

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), vitin e kaluar, në kushte të lëvizjeve të papritura dhe ndryshimeve në ekonominë botërore dhe politikën monetare, zbatoi mbajtjen e stabilitetit të çmimeve përmes kursit të qëndrueshëm ndaj euros, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Likuiditeti i sistemit bankar është në nivel të kënaqshëm. Edhe pas uljes së butë të likuiditetit në mes të vitit 2015, edhe më tutje ata marrin pjesë me mbi 30% në mjetet e përgjithshme të bankave dhe mbulojnë 60% të obligimeve të përgjithshme.


Edhe në vitin e kaluar, sistemi bankar i Maqedonisë ka më shumë kapital të jashtëm, pra 75% e akcioneve u takojnë akcionerëve të jashtëm. Bankat presin stabilitet të devizave edhe në periudhën që vjen, thonë nga BPRM-ja./Telegrafi/