eksperti-banner

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey është ndaluar zyrtarisht të hyjë në Kanada, pak para ndeshjes së parë të Ganës në Kampionatin Botëror, sipas raportimeve të The Athletic.

Sipas të njëjtave burime, autoritetet kanadeze kanë refuzuar aplikimin e tij për vizë për shkak të çështjeve ligjore të hapura ndaj tij, të lidhura me akuza të rënda për përdhunim dhe sulm seksual.


Rasti gjyqësor ndaj 32-vjeçarit, i ngritur fillimisht nga Policia Metropolitane e Londrës në korrik 2025, pritet të shkojë në gjykim në fillim të vitit 2027.

Lojtari i Villarrealit dhe ish-futbollisti i Arsenal i ka mohuar të gjitha akuzat.

Një deklaratë e FIFA konfirmon se vendimet për hyrjen në vend i takojnë plotësisht shtetit organizator, në këtë rast Kanadasë.

Pavarësisht situatës, Partey mund t’i bashkohet më vonë kombëtares së Ganës për ndeshjet e tjera të grupit që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mungesa e tij në ndeshjen hapëse mbetet një goditje për skuadrën./Telegrafi/

telegrafi sport app