LAJMI I FUNDIT:

“Bota islame ka dështuar ta mbrojë Palestinën”, Erdogan me ‘zemër të thyer’ flet për masakrat në Gaza

“Bota islame ka dështuar ta mbrojë Palestinën”, Erdogan me ‘zemër të thyer’ flet për masakrat në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, duke akuzuar qeverinë izraelite për sulme pa dallim ndaj palestinezëve.

Ai kritikoi “heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Qeveria izraelite, në një gjendje të çmendurisë së plotë, po masakron pa dallim palestinezët”, tha Erdogan gjatë një takimi të grupit parlamentar pro-palestinez në Stamboll.


Ai theksoi se në mesin e të vrarëve ka edhe gazetarë dhe fëmijë, ndërsa “media globale dhe luftëtarët e të drejtave të njeriut heshtin”.

Bëhet e ditur se Erdogan gjithashtu kritikoi vendet perëndimore për ato që ai i quajti standarde të dyfishta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ata vendosin shpejt sanksione për incidentin më të vogël. Por unë pyes – ku janë ata tani kur bëhet fjalë për Izraelin?”, theksoi ai.

Sipas liderit turk, “gati 60,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin vrarë brutalisht që nga 7 nëntori 2023.

Ai paralajmëroi se “çdo propozim që përfshin dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre mijëvjeçare nuk ka asnjë vlerë”.

Ndër tjera, akuzoi ata që “heshtin për vrasjet në Gaza” se përpiqen të “normalizojnë gjenocidin” duke etiketuar rezistencën palestineze si “terrorizëm”.

“Vëllezërit dhe motrat tona në Gaza dhe Palestinë janë ekspozuar ndaj një prej grabitjeve më të mëdha për gati njëqind vjet”, tha ai.

Presidenti turk vuri në dukje se ai me keqardhje, me një “zemër të plagosur”, duhet të thotë se “bota islame ka dështuar të përmbushë atë që pritej prej saj në lidhje me Gazën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Azia
Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Evropa
Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Azia
Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Turqia
Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Amerika
Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

Botë
Kalo në kategori