LAJMI I FUNDIT:

Boston, arrestohen 11 persona të armatosur pas një përballjeje me policinë

Boston, arrestohen 11 persona të armatosur pas një përballjeje me policinë

Policia e shtetit Masaçusets thotë se 11 të dyshuar janë ndaluar pas një përballjeje disa orëshe me organet e rendit, incident që çoi në mbylljen e pjesshme të autostradës I95, që lidh disa shtete dhe urdhërave për banorët e disa zonave periferike të Bostonit që të mbylleshin në shtëpi.

Policia dhe prokurorët ende nuk kanë përcaktuar se çfarë akuzash do të ngrenë ndaj të dyshuarve, por kryeprokurorja e Qarkut Middlesex, Marian Ryan, tha se ajo parashikonte që të gjithë të dyshuarit do të dilnin para gjykatësit të martën.


Përballja me policinë filloi rreth orës 2 të mëngjesit kur organet e rendit vunë re dy makina që kishin ndezur sinjalet e bllokazhit në anë të autostradës, që me sa duket u kishte mbaruar karburanti, thanë autoritetet gjatë një konference shtypi të shtunën.

Të paktën disa nga të dyshuarit kishin veshur uniforma të stilit ushtarak dhe mbanin armë dhe revole, tha koloneli i policisë shtetërore të Masaçusets Christopher Mason. Ai shtoi se ata po udhëtonin nga Shteti Rhode Island drejt shtetit Maine për “stërvitje”. Nuk ka patur njoftime për shkëmbim të shtënash apo të lënduar gjatë përballjes disa orëshe të grupit me policinë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori