Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë për shtyp deklaroi se “Qeveria nuk ndërhyn në gjyqësi, por mbështet akte ku do të definohet pajtimi. Nuk do të ketë amnisti për organizatorët dhe për të gjithë ata që kanë marrë pjesë apo kanë ushtruar dhunë më 27 prill”.

“Në Republikën e Maqedonisë ndodhin procese historike që kanë një qëllim të vetëm, integrimi i vendit në NATO dhe BE. Këto janë proceset që e çojnë Maqedoninë para. Deputetët e Qeverisë dhe një pjesë e opozitës e pranuan nismën e dhënë nga kryeministri, Zoran Zaev, dhe në Kuvend u formua trupi ndërpartiak për integrim, reforma, dhe pajtim.”, tha Boshnakovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ligji për amnisti, pret nënshkrimin e Ivanovit Ligji për amnisti, pret nënshkrimin e Ivanovit

Sipas tij, këto vendime politike mbajnë përgjegjësi politike, por është e rëndësishme që nuk ka ndërhyrje në gjyqësor.

Të gjithë të akuzuarit sipas ligjit kanë të drejtë që në afat prej 5 ditësh pas hyrjes së ligjit në fuqi të dërgojnë kërkesa individuale për amnisti, ndërsa vendimin e sjell gjykata me propozim nga Prokuroria./Telegrafi/