LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i komunave të Maqedonisë, kompanitë të heqin dorë nga norma e interesit (Video)

Borxhi i komunave të Maqedonisë, kompanitë të heqin dorë nga norma e interesit (Video)

Kompanitë të cilat do të heqin dorë nga norma e interesit do të japin një zbritje në borxhin bazë prej 15 për qind, do të jenë në listën e prioriteteve për pagesën nga shteti. Zgjidhja ligjore që qeveria ka hartuar për të mbuluar gjysmën e borxheve të akumuluara të komunave do të jetë në fuqi deri në ditën e fundit kalendarik të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, krerët e komunave kanë një detyrim që t’i përdorin në mënyrë racionale paratë e dhuruara të shtetit, përndryshe do të gjobiten nga 1 deri në 5 mijë euro. Ministri i vetëqeverisjes lokale Suheil Fazliu pranon se gjendja aktuale financiare e komunave është katastrofike dhe paralajmëron kontroll më të rreptë dhe llogaridhënie më të madhe nga kryetarët e komunave në të ardhmen.

Ministria e Financave parashikon të kufizojë të hyrat në buxhetet komunale. Kjo do të thotë pushtetet lokale do të mund të planifikojnë një rritje më së shumti 10 për qind nga të ardhurat mesatare të realizuara në tre vitet e fundit. Kjo do të zvogëlojë rreziqet e planifikimit optimist dhe do realizimin minimal të projekteve të financuara me paratë e qytetarëve.


Politika Qeverisë për të falë punën jo-ekonomike të komunave kritikohet ashpër nga ekspertët. Akademiku Abdylmenaf Bexheti beson se jo vetëm që nuk është e drejtë ndaj atyre kryetarëve të komunave që nuk kanë pasur luks dhe i kanë shlyer në kohë detyrimet e tyre, por ky hap i qeverisë krijon kushte për zakone të këqija, për të ardhmen.

Ohri, Tetova, Kumanova dhe Karposhi janë komunat me borxhet më të larta. Borxhi i komunave është afër 100 milionë euro ndërsa borxhi i përgjithshëm i të gjitha ndërmarrjeve nën kapelën shtetëror është 307 milion./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori