LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund fiton me rikthim ndaj Freiburg

Borussia Dortmund fiton me rikthim ndaj Freiburg

Borussia Dortmund e ka mposhtur Freiburgun si mysafir me rikthim me rezultat 3-1 në xhiron e dytë të Bundesligës.

Milionerët ishin fillimisht në disavantazh, pasi të parët në këtë takim shënuan vendasit.


Në minutën e 35-të, ishte Michael Gregoritsch që shënoi për Freiburgun, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Por, pjesa e dytë më e mirë ishte për mysafirët, pasi shënuan tri herë dhe atë në fundin e ndeshjes.

Sulmuesi 18 vjeçar, Jamie Bynoe-Gittens gjeti rrjetën në minutën e 77-të për të barazuar rezultatin.

Pas shtatë minutash, Borussia Dortmund mori epërsinë, duke shënuar me 17 vjeçarin Youssoufa Moukoko për 2-1.

Marius Wolf vendosi rezultatin përfundimtar për 3-1 minutën e 88-të.

Borussia Dortmund merr fitoren e dytë në sezonin e ri të Bundesligës dhe me 6 pikë merr kryesimin e renditjes. /Telegrafi/