LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë më parë

Borrell: Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë më parë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi nacionalistët kroatë të këtij vendi paralajmëruan se mund të formojnë rajonin e tyre.

Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në fundjavë në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnje është “më shqetësuese se kurrë”.


Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika Srpska.

Ndarja e tillë është bërë me Marrëveshjen e Dejtonit, të vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell.

Autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë po përballen me përpjekjet për ndarjen e Bosnjës, të udhëhequra nga lideri serb i këtij vendi, Millorad Dodik, i cili është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori