LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Nuk mund të jap premtime se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, megjithatë Kosova i ka përmbushur kriteret

Borrell: Nuk mund të jap premtime se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, megjithatë Kosova i ka përmbushur kriteret

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, po qëndron për vizitë sot në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Borrell ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që të ecë përpara me vendosmëri dhe të përmbushë pritjet e njerëzve.

Intervistë ekskluzive, Borrell: Kosova dhe Serbia sa më parë të arrijnë një marrëveshje finale që zgjidhë çështjet e hapura
Lexo po ashtu Intervistë ekskluzive, Borrell: Kosova dhe Serbia sa më parë të arrijnë një marrëveshje finale që zgjidhë çështjet e hapura

Shefi i diplomacisë evropiane në këtë intervistë foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku tha se për nga ana e tij Kosova i ka përmbushur kriteret.

Pavarësisht kësaj, Borrell tha se nuk mund të japë premtime se kur do të ndodh liberalizimi.

“Liberalizimi i vizave është objektivi jonë i përbashkët dhe është dashur të ndodh shumë më herët. Unë e di se qytetarët e Kosovës duan të udhëtojnë lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian dhe situata momentale i bën ata të ndihen të izoluar. Nuk mund të jap premtime rreth asaj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, pasi që ky vendim merret nga shtetet anëtare. Por, nga ana ime dhe ana e Komisionit, Kosova i ka përmbushur kriteret dhe është koha të ecim tutje”, u shpreh Borrell.

Në këtë intervistë ekskluzive për Telegrafin, Borrell flet edhe për marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshjet e fundit të nënshkruara mes këtyre dy vendeve për linjën ajrore dhe atë hekurudhore dhe qështje të tjera. /Telegrafi/