LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Fuqia ushtarake ruse po shkatërrohet, përbindëshi po kthehet kundër Putinit

Borrell: Fuqia ushtarake ruse po shkatërrohet, përbindëshi po kthehet kundër Putinit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ngjarjet e fundjavës tregojnë se fuqia ushtarake Rusisë po shkatërrohet dhe se përbindëshi i krijuar nga Vladimir Putini po kthehet kundër tij.

Por ai paralajmëroi se paqëndrueshmëria në Rusi është e rrezikshme dhe duhet të merret parasysh në ditët dhe javët në vijim, transmeton Telegrafi.


“Është e rëndësishme të kuptohet se fuqia ushtarake e Rusisë po shpërbëhet dhe se kjo ndikon në sistemin e saj politik. Dhe sigurisht nuk është mirë të shihet se një fuqi bërthamore si Rusia po hyn në një fazë të paqëndrueshmërisë politike”, tha ai kur mbërriti në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ushtari çeçen e pëson keq, filmonte veten në zonën malore – predha e ukrainasve i shpërthen para këmbëve
Lexo po ashtu Ushtari çeçen e pëson keq, filmonte veten në zonën malore – predha e ukrainasve i shpërthen para këmbëve

“Përfundimi më i rëndësishëm është lufta kundër Ukrainës e nisur nga Putini dhe përbindëshi që Putin krijoi me Wagnerin, përbindëshi po lufton krijuesin e tij. Sistemi politik po tregon dobësitë e tij dhe fuqia ushtarake po shpërbëhet”, shtoi ai.

Rebelimi i shtypur i pjesëtarëve të Wagner në Rusi do të jetë tema kryesore në një takim në Luksemburg të ministrave, të cilët pritet të miratojnë një premtim për të siguruar më shumë fonde për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Pritet gjithashtu të miratojë një paketë të 11-të sanksionesh kundër Rusisë, që synon të parandalojë Putinin të anashkalojë sanksionet e mëparshme duke përdorur vende të treta për të tregtuar naftë bruto dhe produkte të tjera në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori