LAJMI I FUNDIT:

Borisov: BE-ja duhet ta korrigjojë padrejtësinë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor

Borisov: BE-ja duhet ta korrigjojë padrejtësinë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov në fjalimin e tij në Forumin botëror ekonomik në Davos të Zvicrës tha se Bashkimi Evropian duhet ta korrigjojë padrejtësinë e bërë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i integrojë shtetet ballkanike në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor bëjnë gjithçka që është e nevojshme dhe gjithçka që është në suaza të fuqisë së tyre për të plotësuar pritjet ndaj tyre, ndërsa ne, fqinjët e tyre, poashtu duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për të përshpejtuar integrimin e tyre”, tha Borisov.


Ai shtoi se tani, para pranimit të shteteve të Ballkanit në NATO dhe BE, është çasti më i volitshëm për ndërtimin e infrastrukturës së re të transportit, energjetikës dhe atë ekologjike në rajon./Telegrafi/