LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson shpalos platformën zgjedhore, premton Brexit-in

Boris Johnson shpalos platformën zgjedhore, premton Brexit-in

Duke zbuluar platformën e Partisë Konservatore, Kryeministri Boris Johnson premton ulje të taksave dhe se do t’a bëjë Brexit-in para Krishtlindjeve.

Kryeministri britanik Boris Johnson përdori fillimin e platformës së tij të Partisë Konservatore për të pretenduar se ai është i vetmi në zgjedhjet e muajit të ardhshëm që do të përfundojë procesin e Brexit.


“Për dallim nga çdo parti tjetër që qëndron në këto zgjedhje, ne do të bëjmë Brexit-in”, u tha ai mbështetësve ndërsa tundnin platformën e shtypur të partisë së tij, e cila u zbulua të dielën, transmeton Telegrafi.

Johnson tha se rivalët, Liberalët Demokratë, Partia e Punës dhe të tjerët, do të sjellin vetëm më shumë vonesë dhe përfundimisht të tradhtojnë vullnetin e votuesve siç u shpreh në votimin e vitit 2016, në favor të largimit nga Bashkimi Evropian.

Johnson kaloi më shumë kohë duke u tallur me liderin e opozitës Jeremy Corbyn sesa të ofrojë detaje rreth planeve të përcaktuara në platformën e partisë, duke u argëtuar vazhdimisht me planin e Corbyn për të mbetur neutral nëse mbahet një referendum i dytë vitin e ardhshëm.

Boris Johnson premtoi të rikthejë marrëveshjen e tij për Brexit në Parlament para Krishtlindjes. Ai tha se kjo do t’i lejojë qeverisë së tij të nxjerrë Britaninë nga BE deri në afatin e 31 janarit ndërsa partitë e tjera do të ngadalësonin procesin me muaj ose do ta ndalonin atë krejt.

Kryeministri britanik është duke u përpjekur të mbajë fokusin në politikën e Brexit, ndërsa Corbyn shpreson se njerëzit do të shikojnë një gamë më të gjerë çështjesh, duke përfshirë financimin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe rivendosjen e shkurtimeve në shërbimet publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori