LAJMI I FUNDIT:

Vjollca Shala – Mulaj emërohet U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Vjollca Shala – Mulaj emërohet U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm të Z. Morina dhe Z. Govori, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës” thuhet nw komunikatw pwr media tw Postws.


Ndryshe, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Znj. Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Z. Fadil Brestovci./Telegrafi/.