LAJMI I FUNDIT:

Bora vështirëson qarkullimin drejt Brezovicës

Bora vështirëson qarkullimin drejt Brezovicës

Pas reshjeve të borës, rruga për në Brezovicë është bërë e papërshtatshme dhe kalimi me vetura është pothuajse i pamundur.

Shumë vetura kanë mbetur të bllokuara në hyrje të Brezovicës, për shkak të reshurave të mëdha të borës që kanë rënë atje.


Një grup i njerëzve që bredhin vendeve turistike në Kosovës, i quajtur “Kosovo Outdoor GURU”, ka publikuar fotografi në Facebook nga Brezovica, ku kanë bërë apel që qytetarët mos të nisen për atje. /Telegrafi/