Gati askush nuk ka qenë kaq i afërt me presidentin Donald Trump sa këshilltari i dikurshëm i tij John Bolton. Bolton tani shprehet i gatshëm të dëshmojë në procesin kundër Trumpit, për shkak të aferës me Ukrainën.
Bolton nuk ishte tepër i bindshëm në përgjigjen e tij, por ka pranuar të dëshmojë në procesin kundër Trumpit lidhur me aferën e Ukrainës, nëse Senati amerikan kërkon nga ai që të dëshmojë. John Bolton ishte dikur këshilltari kryesor i Trumpit për siguri dhe ai di shumë detaje nga koha e shërbimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi e ka larguar Boltonin nga posti i këshilltarit për siguri.
Trumpi apo Parlamenti – kush do ta ketë fjalën e fundit?
Bolton mund të jetë për shkak të afërsisë së tij të dikurshme me presidentin Trump një prej dëshmitarëve kryesorë në zbardhjen e aferës së Ukrainës. Por vitin e kaluar ai ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës për dëshmi, për shkak të pengesave juridike, pas largimit nga posti i këshilltarit për siguri. Presidenti amerikan Trump ua ka ndaluar bashkëpunëtorëve të tij që të japin dëshmi para Dhomës së Përfaqësuesve, e cila dominohet nga demokratët.
Boltoni ka kërkuar që kjo çështje të sqarohet edhe juridikisht para dëshmisë eventuale, sepse nuk ka dashur të futet në mosmarrëveshjet juridike mes Parlamentit dhe presidentit Trump. Kjo çështje nuk është sqaruar deri më sot, ndaj Bolton ka vendosur që t’i përgjigjet vetë një ftese eventuale për dëshmi.
Impeachment-i edhe në Senat
Demokratët fajësojnë presidentin Trump me fjalët se ka kërkuar nga udhëheqësia ukrainase që të bëjnë hetime ndaj kundërkandidatit të tij të mundshëm në zgjedhje, Joe Biden, nëse duan ndihma nga Amerika. Biden konsiderohet si një prej kundërkandidatëve të mundshëm në zgjedhjet parlamentare të nëntorit të këtij viti.
Dhoma e Përfaqësuesve ka vendosur që të fillojë procedurën e largimit të Trumpit nga posti i presidentit. Por për fillimin përfundimtar të procedurës, duhet edhe pëlqimi i Senatit, i cili kontrollohet nga shumica republikane. Mendohet se largimi i presidentit Trump nga posti i tij do të jetë tepër i vështirë, sepse Senati deri tani është kundër një procedure të tillë. Trumpi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel