LAJMI I FUNDIT:

Boksierë të ndryshëm besojnë se Tyson Fury do ta mposhtte edhe Muhammad Alin në formën e tij më të mirë

Boksierë të ndryshëm besojnë se Tyson Fury do ta mposhtte edhe Muhammad Alin në formën e tij më të mirë
(Foto: Twitter/Tyson Fury)

Tyson Fury do ta mposhtte edhe Muhammad Alin në formën e tij më të mirë – ka pohuar ylli i boksit në kategorinë e peshave të lehta, Anthony Yarde.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda konsiderohet si më i miri i gjeneratës së tij pas triumfeve ndaj Wladimir Klitschko e Deontay Wilder, ndërsa tani është boksieri numër 1 në divizionin e tij.


Stili i tij i pakapshëm dhe aftësia në goditje me grushte e kanë bërë atë të krahasohet me legjendën e boksit, Muhammad Ali.

(Foto: Neil Leifer/Sports Illustrated/Getty Images)

Derisa Ali konsiderohet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në kategorinë e peshave të rënda, Yarde beson se Fury do ta kishte mposhtur amerikanin në kulmin e karrierës së tij.

Tyson Fury konfirmon daljen në pension: Asnjë shumë parash nuk do të më bëjë të kthehem në ring
Lexo po ashtu Tyson Fury konfirmon daljen në pension: Asnjë shumë parash nuk do të më bëjë të kthehem në ring

“Ai (Fury) vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë, rezultati i goditjes së tij po bëhet më i mirë, përzgjedhja e goditjeve po bëhet më e mirë dhe aktualisht ai është një krijesë anormale e natyrës. Madje edhe Shakur Stevenson ka thënë se ai do ta mposhtte Muhammad Alin; meçet i bëjnë stilet dhe unë personalisht besoj po ashtu se ai do ta mposhtte Muhammad Alin”,

Anthony Yarde dhe Shakur Stevenson beson se Fury do ta mposhtte edhe Muhammad Alin (Foto: Getty)

Kampioni i peshave super të lehta në WBO, WBC dhe Ring Magazine, Shakur Stevenson, mori reagime të ndryshme kur e kishte thënë të njëjtën gjë muajin e kaluar.

“Do të them diçka që do t’ju hidhërojë të gjithëve. Tyson Fury do ta mposhtte Muhammad Alin. Jam shumë serioz… Unë duhet t’i mbështes njerëzit e mi, por më duhet te jem real… Si do ta godasë Muhammad Ali  atë (ai është shumë i gjatë)… Tysoni është shumë i madh për këdo. Si do t’i depërtonte brenda Muhammad Ali”, kishte deklaruar Stevenson për kamerat e dokumentarit Top Rank.

Gypsy King njoftoi për pensionimin e tij pas triumfit ndaj Dillian Whyte në muajin prill në Wembley Stadium. Mirëpo, që atëherë ka vazhduar të stërvitet dy herë në ditë dhe nuk i është dhënë një afat se kur duhet ta lirojë titullin e tij nga WBC.

Joshua ndërron trajnerin para rimeçit ndaj Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu Joshua ndërron trajnerin para rimeçit ndaj Oleksandr Usyk

Promovuesi i Furyt në SHBA, Bob Arum, është i bindur se ai do të tërhiqet nga pensionimi për t’u ndeshur me fituesin e duelit ndërmjet Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk (që zhvillohet më 23 korrik). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori