LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci: Nuk është serioze që 20-vjet pas, të bëhet hajgare me të pagjeturit

Bogujevci: Nuk është serioze që 20-vjet pas, të bëhet hajgare me të pagjeturit
Saranda Bogujevci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka thënë se është e padrejtë që deputetët duhet të vendosin se a duhet të marrin pjesë në organizimet për 20-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, apo të jenë të pranishëm në seancën plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

“Sot është përvjetori i Ukshin Hotit, është e padrejtë në dy aspektet që të vendoset a është më rëndësi që të marrim pjesë në aktivitetet që janë organizuar për Ukshin Hotin, apo tash që kemi këtu familjarët që po presin me fillu seanca. Temat sot janë shumë të rëndësishme dhe nuk guxojmë t’i kalojmë pa i diskutuar mirë, e veç t’i kryejmë shpejtë. Nuk është serioze që 20-vjet pas, të bëhet hajgare”, ka thënë Bogujevci, transmeton Telegrafi.


Seanca plenare ka filluar në ora 10:00, dhe ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori