LAJMI I FUNDIT:

Boeing 747, 47 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues

Boeing 747, 47 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues

Boeing 747 nisi prodhimin në vitet `60 dhe fluturimin e parë e ka kryer më 9 Shkurt të vitit 1969, ndërsa fluturimin e parë komercial e ka kryer në janar 1970.


Shumë shpejt u krijuan lloje të reja si 727-200B me kapacitet më të madh pasagjerësh,747-200F për transport mallrash dhe 747-200C i kombinuar për transport udhëtarësh dhe mallrash në distanca të gjata.

Në total kanë ndodhur rreth 50 aksidente ajrore me Boeing 747, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 3707 njerëzve.

Ndër aksidentet më të mëdha ajrore të Boeing 747  është edhe ai i aktit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Konfigurimi “Boeing 747” peshon 397 mijë kilogramë dhe është 70 metra i gjatë. Gjatësia e krahëve shkon deri në 64 metra. Normalisht mban deri në 400 pasagjerë. /KP/