LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Do të investojmë mbi një miliardë euro në infrastrukturën hekurudhore

Boçvarski: Do të investojmë mbi një miliardë euro në infrastrukturën hekurudhore

“Qëllimi ynë është ta pozicionojmë këtë Korridor me partnerët rajonalë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Italinë në të vetmin Korridor të Ballkanit Perëndimor, prandaj planifikojmë një investim mbi një miliard euro vetëm në rrjetin hekurudhor”.

Këtë e tha ministri i Transporteve dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski.


Siç theksoi Boçvarski, për këtë ka biseduar edhe me Komisionerin Evropian për Transport dy ditë më parë në Bruksel.

“Gjatë bisedimeve me Komisionerin Evropian kemi kërkuar edhe mbështetje nga fondet evropiane në këtë fazë të negociatave”, tha ai.