Boçvarski: Nevojiten 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin e gazsjellësit
Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, para publikimit të rishikimit të buxhetit tha se fondet nga arka e ministrisë që ai drejton, jo vetëm që nuk do të shkurtohen, por do të kërkojë edhe pesë milionë euro për ndërtimin e gazsjellësve.
Paratë e investuara në infrastrukturë, thotë Boçvarski, janë përfitim i shumëfishtë jo vetëm për ekonominë, por edhe për shoqërinë.
“Ne do të kërkojmë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin shtesë të gazsjellësit. Sepse atje do të kemi një procedurë tjetër për interkonektorin me Greqinë, në një kohë krize energjetike”, tha Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Fillimi i ndërtimit të interkonektorit me Greqinë u paralajmërua në konferencën ndërkombëtare të ministrave të energjisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë në Bullgari.
Autoritetet theksojnë se aktualisht janë duke negociuar edhe me Sofjen zyrtare për ndërtimin e një konektori tjetër me Maqedoninë. Pas vendimit të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian për të anuluar gazin rus, vendi u gjend në një pozitë të pa lakmueshme.
Ky energjetik në Maqedoni vjen vetëm përmes Bullgarisë, kështu që tani po bëhen përpjekje për alternativa të mundshme që do të zvogëlojnë varësinë nga Gazpromi rus.
Ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm të naftës Alesandropulos pritet të përfundojë në më pak se dy vjet. Projekti kushton 370 milion euro, ndërsa vendi jonë kontribuon me 25 për qind.
Gazi natyror rus në vend përdoret nga mbi 50 kompani, kryesisht të vendosura në zona industriale./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City