LAJMI I FUNDIT:

BMW X5, Porsche Cayenne dhe Range Rover matin forcat në sfidën e “off-road”

BMW X5, Porsche Cayenne dhe Range Rover matin forcat në sfidën e “off-road”

Të ndjekësh veturat e shtrenjta në një sfidë “off-road” është gjithmonë interesant, por revista Carwow ka vendosur për disa modele të njohur në segmentin SUV, e bëhet fjalë për BMË X5, Porsche Cayenne dhe Land Rover Range Rover.

X5 e vë në lëvizje motori 4.4 litërsh V8 që prodhon 280 kuaj-fuqi dhe që ka ndërruesin automatik me 6 shpejtësi, përmes të cilit bartet fuqia motorike në të katër rrotat, transmeton Telegrafi.


Cayenne ka motor 4.5 litërsh V8 që gjeneron 335 kuaj-fuqi. Fjala është për gjeneratën e parë të këtij modeli, që ka ndërrues automatik me gjashtë shpejtësi dhe fuqia bartet gjithashtu në të katër rrotat.

Range Rover është SUV-i i tre luksoz, e vjen me motorin 3 litërsh. Bëhet fjalë për motorin që prodhon 175 kuaj-fuqi, dhe ka ndërrues automatik me 5 shpejtësi e bën tërheqje me të katër rrotat.

Rregullat ishin shumë të qarta, fituesi i çdo gare fiton nga tri pikë, i dyti dy dhe i treti një pikë. Gara e papërfunduar nënkupton “zero” pikë, e në fund modeli me më së shumti pikë të fitojë.

Në këtë garë të “veteranëve”, vendi i tretë i takoi Range Rover me 10 pikë, në të dytin u pozicionua BMW X5 me 11 pikë dhe të parin e fitoi Cayenne me 14 pikë. /Telegrafi/