LAJMI I FUNDIT:

BMW X5 2019 i aftë për të gjitha terrenet e vështira (Foto)

BMW X5 2019 i aftë për të gjitha terrenet e vështira (Foto)

Prej rrugëve të ngrira, deri te dunat e shkretëtirës

Prodhuesi gjerman BMW, i ka bërë të gjitha përgatitjet që modeli X5 që lansohet gjatë vitit që vjen, të jetë i aftë të përballojë të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e katërt e kësaj makine SUV, fillimisht është testuar në pistat e garave, për të vazhduar më pas me rrugë malore të mbuluara nga akulli, pjesët malore, dunat e shkretëtirës dhe nëpër shtretër të lumenjve.

Për të treguar këto aftësi, BMW ka shpërndarë fotografitë ku e tregon modelin X5, duke kaluar nëpër shtigje të vështira.

“Udhëtarët do ndjehen mirë dhe komod, pavarësisht ku është duke kaluar makina. Në anën tjetër, shoferi e ka të lehtë manovrimin, pasi gjithçka ndryshohet vetëm me një prekje butoni”, thuhet në raportin e lëshuar.

Mësohet se ky SUV është testuar edhe në temperatura të ndryshme, si dhe kaluar me sukses të gjitha simulimet. Ende nuk dihet sigurt, por besohet se mund të prezantohet në fund të këtij viti. /Telegrafi/