LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton një motoçikletë që mund të lëviz vetë-vetiu, por nuk do të mund ta blini

BMW prezanton një motoçikletë që mund të lëviz vetë-vetiu, por nuk do të mund ta blini

Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW ka prezantuar një motoçikletë mjaft interesante por nuk do të mund ta blini.

Motoçikleta e prezantuar nga BMW është me teknologji pa shofer pra me sistem vetë-drejtues që operohet nga një robot në distancë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ky prototip po përdoret vetëm për qëllime kërkimore dhe nuk do të prodhohet për treg.

Motoçikleta ka kapacitet të kthehet vetë-vetiu dhe madje ka kapacitet të frenojë vetë.

Një video e publikuar në YouTube tregon pak a shumë se si funksionon ky prototip nga BMW.

Prodhues të ndryshëm automjetesh janë duke punuar në teknologjinë vetë-drejtuese, kryesisht në vetura; e para në botë ishte Tesla.

Ndonëse veturat e Tesla-s kanë kapacitet të lëvizin vetë pa ndihmën e shoferit, prodhuesi elektrik sugjeron shoferët të mbajnë duart në timon herë pas here. /Telegrafi/