LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton modelin X7, me shtresën e kamuflimit (Foto)

BMW prezanton modelin X7, me shtresën e kamuflimit (Foto)

Kohë më parë, prodhuesi gjerman BMW ka prezantuar konceptin e modelit tërësisht të ri X7, që do të jetë një SUV gjigant me tri rende të ulëseve.

Makina është prezantuar së fundmi nga vet kompania, por me shtresën për kamuflazh sikur të jetë fotografuar nga spiunët që merren me veturat e reja, transmeton Telegrafi.


Pos që shihet nga afër dhe duket që është një makinë e madhe, kapaku i hapur tregon edhe motorin me 4.4-litra V8.

Pritet të shihen risitë që do t’i sjellë BMW sa i përket këtij modeli, që së shpejti do të nis testimin nëpër terrene të ndryshme. /Telegrafi/