LAJMI I FUNDIT:

BMW po zhvillon një bateri të re me 30% më shumë gamë dhe që kushton 50% më lirë

BMW po zhvillon një bateri të re me 30% më shumë gamë dhe që kushton 50% më lirë

Gama e ardhshme e automjeteve elektrike të BMW Neue Klasse do të shfaqë bateri të reja të avancuara litium-jon që do të rrisin gamën deri në 30 për qind.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bateria Gen 6 e prodhuesit të automjeteve është aktualisht në zhvillim e sipër në Qendrën e Ekselencës së Baterive të BMW Group në Mynih, Gjermani dhe ka një formë cilindrike.


Dizajni i ri do të lejojë që paketa e baterisë të montohet drejtpërdrejt në kornizën e automjetit.

Kjo do të kontribuojë në një kursim të kostos prej 50 për qind për paketën e baterisë.

Ngarkimi i baterisë nga 10 në 80 për qind do të marrë gjithashtu 30 për qind më pak kohë sesa modelet aktuale EV të BMW.

Prodhuesi gjerman i makinave do të përdorë gjithashtu kobaltin e ricikluar, nikelin dhe litiumin dhe do të prodhojë ato duke përdorur energji të rinovueshme. /Telegrafi/