LAJMI I FUNDIT:

BMW me seri të re

BMW me seri të re

Prodhuesi gjerman BMW ka zgjeruar kapacitet e veta duke futur në planet e saja serinë e re BMW 2-Series Ative Tourer.

Me një dizajn që nuk jemi mësuar ta shohim te BMW, i shkurtër nga prapa që jep përshtypjen e një veture familjare.


Duke llogaritur në madhësinë e veturës, projektuesit kanë vendosur një sistem sigurie të quajtur High-tensile dhe Ultra-high-tensile, sistem i cili mundëson zhvendosjen e peshës së veturën në pjesën e poshtme për të rritur stabilitetin.

Fillimisht Active Tourer do të vijë me dy motorë, me benzinë dhe me naftë.

218d me katër cilindra, 150 KF (110 KW) me konsum të kombinuar prej (5.0/3.6/4.1l/100km), shpejtësinë nga 0-100km/h mund ta arrije për 8.9 sekonda, shpejtësia maksimale kufizohet në 205km/h.

225i katër cilindra 231 KF (170 KW) me konsum të kombinuar prej (7.6/5.0/6.0l/km), nga 0-100km/h për 6.8 sekonda. Maksimumi i shpejtësisë është 235km/h.

serie1 serie2 serie3