LAJMI I FUNDIT:

BMW M3 dhe M4 forcohen deri në 600 KF (Foto)

BMW M3 dhe M4 forcohen deri në 600 KF (Foto)

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, G-Power, më herët ka modifikuar modelin BMW M3, ndërsa tani ka vendosur që të përforcojë motorin e këtij modeli.


G-Power më parë motorin e këtij modeli, 3.0-litër me gjashtë cilindra e me kapacitet prej 431 kuajfuqi, e ka përforcuar së pari në 520 kuajfuqi, pastaj në 560 kuajfuqi, ndërsa tani – paketa e fundit “Bi-Tronic 2 V3” – përfshin përforcimin në 600 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Tani, pas përforcimit, ky BMW M3 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda, ndërsa atë maksimale mbi 320 km/h.

Në dispozicion janë edhe rrotat me diametër prej 21-inç, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, frenat e forta, amortizatorët e modifikuar, si dhe maska e përparme me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu, kjo paketë e re e kompanisë G-Power është në dispozicion edhe për modelin BMW M4.

bm2