LAJMI I FUNDIT:

BMW investon një miliard euro për zgjerimin e fabrikës së saj në Hungari

BMW investon një miliard euro për zgjerimin e fabrikës së saj në Hungari

Prodhuesi gjerman i veturave e hapi themelin e iFactory të saj në Hungari në qershor të këtij viti, dhe tani e kuptuan se nuk është mjaftueshëm e madhe.

Investimi fillestar prej një miliard eurove kishte për qëllim të ofronte fabrikën më të avansuar e cila është e dedikuar për gjeneratën e ardhshme të veturave elektrike.


Mesa duket kompania nuk e kuptoi se kjo sasi e veturave elektrike ka nevojë për më shumë bateri për t’i mbajtur ato në funksion, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Kjo është një tjetër shenjë se “integrimi vertikal” po pushton industrinë e automobilave dhe tani çdo prodhues i veturave do të përpiqet të kontrollojë sa më shumë të jetë e mundur zinxhirin e furnizimit pa pasur nevojë të mbështetet tek palët e treta.

BMW po investon 1 miliardë euro shtesë në fabrikën e montimit të baterive dhe do të punësojë të paktën 500 njerëz të tjerë që do të jenë përgjegjës për prodhimin e qelizave të baterive të rrumbullakëta më të fundit.

Këto qeliza të reja janë të dizajnuara për automjetet Neue Klasse të BMW dhe do të ofrojnë rreze të vozitjes të përmirësuar drastikisht dhe shpejtësi më të madhe karikimi.

Ndërkohë që fabrika po ndërtohet, do të kalojnë të paktën 2 vite të tjera para se të shohim makinat e para që dalin nga linjat e saj të prodhimit.

Në një shenjë tjetër të ndryshimit të qasjes së BMW ndaj modeleve të biznesit, kreu i ekipit të qëndrueshmërisë, Monika Dernai, tha se mënyra më e lehtë për të reduktuar mbetjet dhe ndikimin e makinave në mjedis është t’i bëni ato të zgjasin më gjatë.

Edhe pse tingëllon mjaft e qartë, është krejt e kundërta e modelit të biznesit të çdo prodhuesi automobilistik.

Deri më tani, gjithçka kishte të bënte me numrat e prodhimit, gjithçka kishte të bënte me prodhimin e miliona makinave të reja dhe jo me shqetësimin për jetëgjatësinë e veturave të prodhuara. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori