LAJMI I FUNDIT:

BMW i3 REx me autonomi afro dy herë më të madhe, se sa modeli i tanishëm

BMW i3 REx me autonomi afro dy herë më të madhe, se sa modeli i tanishëm

Autonomia e kësaj makine, më nuk duket se është problem

Me zhvillimin e teknologjisë së baterisë, është mundësuar që kjo makinë elektrike, krahasuar me modelin e tanishëm, të ketë autonomi dy herë më të madhe, transmeton Telegrafi.


Në modelin i3 të lansuar me 2014, ishte bateria me 130 kilometra, apo 241 kilometra me opsionin e rritjes së autonomisë, derisa i3 REx me një mbushje mund të përshkojë 246 kilometra, apo me opsionin e rritjes së autonomisë deri në 321 kilometra.

Para pesë vitesh, në këtë BMW ishte vendosur motori me 60 amper në orë dhe 22.6 kilovat në orë, derisa në modelin e ri, kapaciteti është rritur në 120 amper për orë dhe 42.2 kWh.

Kjo makinë që mbushet me rrymë, është në mesin e planeve të BMW, sa i përket këtyre modeleve, derisa pritet të zhvillohet edhe më tej.

Deri më tani, nuk është bëre e ditur se kur mund të lansohet BMW REx, ndërsa pritet të ketë teknologji të lartë dhe dukje më të mirë. /Telegrafi/