Sikur shumë modele rivale, ashtu edhe BMW, e ka rritur grillin e 4 Series të ri

Kur BMW e prezantoi Concept 4 gjatë vitit të kaluar, grilli gjigant i ndarë në dy pjesë, është ndër gjërat kryesor që u fol në internet, transmeton Telegrafi.

Në disa imazhe të rrjedhura, i njëjti grill kontrovers është shfaqur edhe në modelin 4 Series të ri, por kur kjo pjesë është mbuluar kur makina doli të testohej me shtresa kamuflazhi.

Deri më tani, nuk dihej nëse do ta kishte po atë grill në pjesën e përparme, apo ka pësuar ndryshime, derisa BMW nuk tregoi më në fund se çfarë forme do të ketë.

Kjo makinë është shfaqur sërish dhe tërë pjesën e përparme e ka të zbuluar, ku bie në sy grilli masive, që do t’i ndihmojë të ajrosë brendinë ku pritet të jetë një motor i fuqishëm.

I bazuar në BMW 3 Series, modeli 4 Series e ka përshtatur grillin, sikurse rivalët Toyota dhe Lexus. /Telegrafi/