LAJMI I FUNDIT:

‘Bluza e vaksinës’ është trendi më i fundit në modë

‘Bluza e vaksinës’ është trendi më i fundit në modë

Ka kaluar gati një vit që kur jemi mbledhur me miqtë për një drekë të lezetshme.

Por, edhe pse ne vazhdojmë të kemi parasysh sigurinë tani, duke kufizuar jetën tonë shoqërore dhe duke qëndruar në shtëpi me rroba të thjeshta dhe komode gjatë pandemisë, një trend i modës paksa seksi dhe 100 për qind praktik është shfaqur: ‘bluza e vaksinës’.


Ndërsa ne parashikuam që vrimat dhe prerjet ishin në rritje, ne nuk e kuptonim se sa e dobishme do të bëhej kjo zgjedhje mode.

Por, sapo pamë Dolly Parton të veshur me një bluzë të hapur në krah ndërsa merrte dozën e saj të parë të vaksinës COVID-19, ajo na hapi sytë. Nuk kërkohet asnjë rrotullim apo zhveshje e ngathët, e gjitha kjo falë mëngëve që janë komode.


Shumë njerëz shkuan në Twitter për të shprehur dashurinë e tyre për këtë zgjedhje, dhe disa madje ndanë pamje me prerjen e njëjtë, duke na bindur se me të vërtet kjo do të jetë trend. /Telegrafi/