LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do të jetë ajo që është sot

Blushi: Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do të jetë ajo që është sot

Arrestimin e Ramush Haradinajt e ka komentuar edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Në një koment në Facebook, Blushi thotë se kjo është një çështje që lidhet me të ardhmen dhe jo të shkuarën.

Blushi ka thënë se “kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot. Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si një vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike”.


“Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk është një pagesë ndaj të shkuarës, por është një çmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare. Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do ketë demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilësie”.

“Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim. Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme. Ato duhet ti fitosh përditë. Lirinë e sjellin çlirimtarët si Ramushi,por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë. Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot. Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si një vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është çmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!”, ka shkruar Blushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori