LAJMI I FUNDIT:

BLUES PËR ALLAHUN

BLUES PËR ALLAHUN

Nga: Robert Hunter (grupi Grateful Dead, 1975)
Përktheu: Fadil Bajraj

Fllad arab
Vrima e Gjilpërës është e vocërr
Anijet e Shtetit lundërojnë në mirazh
dhe përmbyten në rërë
afër Tokës së Askujt
aty ku Allahu sundon


Çfarë të mire ka në derdhjen
e gjakut? Nga kjo s’del gjë
e hairit

“Shijoje amshimin”
shpata këndon Blues për Allahun
In’sh’Allah

Ata prehen aty ku bien
S’ka gjë tjetër të thuhet
Yjet e shkretëtirës janë vezullues sonte,
Le të takohen si miq
Lulja e Islamit
Fruti i Abrahamit

Një mijë tregime
prapë vijnë vërdallë
Natë arabe
zotat tanë ndjekin luftën e tyre
Çfarë lulesh fatale të
errësirës çelin nga
farat e dritës

Zog Parajse – Fluturo
Në qiellin e bardhë
Blues për Allahun
In’sh’Allah

Le t’i shohim me zemër
Këto gjëra që i kemi parë me sy
dhe të kuptojmë se e vërteta ende
gjendet diku në mes

përposh amshimit
përposh amshimit
përposh amshimit
Zog
I Kaltër Parajse
Fluturo
Në qiellin e bardhë
Përposh amshimit
Blues
për Allahun
In’sh’Allah

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

Poezi
Realizmi magjik

Realizmi magjik

Analiza
Kalo në kategori