LAJMI I FUNDIT:

“Blloku” i karikimit me ‘wireless’ e BMW mund të dëmtojë programin Apple Pay tek iPhone 15 Pro

“Blloku” i karikimit me ‘wireless’ e BMW mund të dëmtojë programin Apple Pay tek iPhone 15 Pro

Disa drejtues të BMW-së kanë raportuar se funksioni Apple Pay në telefonat e tyre të rinj iPhone 15 Pro ka ndaluar së funksionuari pasi kanë përdorur “bllokun” e karikimit me “wireless” të veturës së tyre.

Në postimet e fundit të shpërndara në Forumin MacRumors, Reddit dhe platformën e mediave sociale X, klientët e prekur të BMW dhe iPhone kanë ndarë zhgënjimet e tyre në lidhje me mosfunksionimin.


Pronarëve të prekur thuhet se u dërgohen mesazhe gabimi kur përpiqen të konfigurojnë Apple Wallet – si dhe njoftime për rikuperimin e të dhënave pas “ristartimit” të telefonave të tyre, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Apple dhe BMW ende nuk e kanë adresuar zyrtarisht defektin dhe nuk kanë sqaruar se sa klientë mund të preken, ose cilat modele BMW shkaktuan defektin e pazakontë.

Është e paqartë se nëse moduli i komunikimit në fushë të afërt (NFC) brenda telefonit dhe çelësi i funksionit Apple Pay është shkaktar i këtij problemi – ose nëse faji është tek blloku i karikimit brenda veturës.

Disa raporte të pabazuara kanë spekuluar se mund të jetë rezultat i mbinxehjes së iPhone 15 Pro teksa telefoni ishte në veturë. /Telegrafi/