LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet gjatë në kolonë, nervozoi fëmijët e saj kur doli të vallëzonte nëpër rrugë (Video)

Bllokohet gjatë në kolonë, nervozoi fëmijët e saj kur doli të vallëzonte nëpër rrugë (Video)

Wendy Chupp Gossett nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, vendosi t’i jepte fund monotonisë, pasi u bllokua për një kohë të gjatë në kolonë, duke vallëzuar nëpër rrugë.

Por, mënyra e pazakontë që nzgjodhi për të zgjatur këmbët dhe lëvizur trupin e lodhur, i turpëroi të dy fëmijët e saj adoleshent, transmeton Telegrafi.


“Filloi një prej këngëve të mia të preferuara, nuk kisha çfarë të bëja, vetëm se të dal për të vallëzuar. Më vjen keq që i turpërova” ka thënë Gossett.

Derisa i biri saj mbyllte veshët dhe largonte kokën për të mos e shikuar, ishte vajza që e filoi për të treguar vallëzimin e nënës, pas pritje për katër orë e gjysmë në kolonë. /Telegrafi/