LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Armëpushimi është tani në dorën e Hamasit

Blinken: Armëpushimi është tani në dorën e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se është në dorë të Hamasit të bjerë dakord për arritjen e një armëpushimi që do të lejonte futjen e një sasie më të madhe të ndihmave humanitare në Gazë dhe t’i hapte rrugë bisedimeve për një “zgjidhje të qëndrueshme” konfliktit.

Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për mospajtimin rreth një marrëveshjeje e cila do të kërkonte nga grupi militant të lirojë disa nga pengjet që ende i mban në këmbim të një armëpushimi 40 ditësh. Të burgosurit palestinezë në Izrael po ashtu do të liroheshin.


Para takimit me Ministrin e jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, Blinken ende po nxiste palët për arritjen e një armëpushimi, raporton zeriamerikes.

“Çështja është Hamasi. Çështja është a do të vendosë Hamasi që të ketë apo jo armëpushim për të mirën e të gjithëve,” deklaroi kryediplomati amerikan.

“Topi është në fushën e tyre. Ne po punojmë me intensitet dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë ata”, shtoi ai.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se mbi 30 mijë palestinezë janë vrarë që kur Izraeli e filloi fushatën ushtarake si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor në pjesën jugore të Izraelit, gjatë të cilit Izraeli thotë se u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë.

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori