LAJMI I FUNDIT:

Bleu pabin pas krizës së shkurorëzimit, zbuloi se në pronën e tij buron një prej ujërave më të pastra në botë – një shishe e saj shitet për 100 funte

Bleu pabin pas krizës së shkurorëzimit, zbuloi se në pronën e tij buron një prej ujërave më të pastra në botë – një shishe e saj shitet për 100 funte

Doran Binder, 49-vjeç, bleu Crag Inn në Wildboarclouch të Chesire (Angli) në vitin 2016, në kohën kur ishte në krizë të madhe për shkak të shkurorëzimit.

Pa kaluar shumë kohë pasi bleu pabin në afërsi të Macclesfield, atij iu desh të kryej teste të ujit që edhe e kishte për obligim nga inspekcioni komunal, me qëllim që të sigurohen se ishte i pijshëm për klientët, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht që kishte frikë dhe ishte i bindur se do të përfundojë me duar në xhepa dhe lokal të mbyllur, rezultati doli të jetë krejt ndryshe.

Doran e kuptoi se uji që rridhte 27 metra nën pab, në fakt ishte një prej ujërave më të pastra në botë.

Me mbi 700.000 litra në bunar – kishte mjaftueshëm për të mbushur mbi një milionë shishe në ditë – duke e cilësuar si “ari” që i solli mjaft para.

Tani ai vazhdimisht pranon telefonata nga India, Kina, SHBA-të dhe vende tjera për të importuar ujin e tij.

Ky baba i pesë fëmijëve që punonte për Bumble and Bumble, produkte të flokëve në New York, dikur kishte jetuar mes SHBA-së dhe Britanisë, kur rrethanat familjare e detyruan atë ta blejë pabin.

Një shishe e ujit të tij kap vlerën e 100 funteve, e duke llogaritur që ai shet miliona të tilla, mund ta paramendoni pasurinë e këtij britaniku. /Telegrafi/