Këngëtari Blero Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika kanë qenë të pranishëm mbrëmë (e diel) në dasmën madhështore të Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

Ata duket të kenë kaluar çaste të këndshme nën shoqërinë e miqve dhe shumë të ftuarve VIP, që ishin prezent në këtë dasmë.


Duket se momentet më të mira kanë qenë ato gjatë kohës sa kërcehej.

Për atmosferën e të pranishmëve janë kujdesur Shkelzen Jetishi – Xeni dhe Ramadan Krasniqi – Dani.

Ky i fundit, duket se është i preferuari i Bleros, teksa këtë gjë ai e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Ai e quan në përshkrimin e tij si “më të madhin në vend” këngëtarin pejan, i cili mesa duket ka ‘ndezur’ atmosferën për të pranishmit. /Telegrafi/

blero3