LAJMI I FUNDIT:

Blerim Latifi dhe kapitalizmi i egër i instaluar në Kosovë

Blerim Latifi dhe kapitalizmi i egër i instaluar në Kosovë
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

M’u duk interesant shkrimi i profesor Blerim Latifit, që e lexova sot në mëngjes nga një portal i njohur në Kosovë. Interesant jo për konstatimin e tij që në Kosovë qenka instaluar një kapitalizëm i kohës së Karl Marksit, sa për guximin e tij intelektual që më në fund t’i bëjë kritikë qeverisjes katastrofale që nuk ka filluar dje, por nga viti 2008, atëherë kur ne si popull kemi marr fatin në duart tona.

D.m.th., prof. Blerim Latifiit i janë dashur 11 vite për ta kuptuar që në Kosovë është instaluar një kapitalizëm i egër, i ndihmuar nga një qeverisje e udhëhequr nga njerëz jokompetentë. Është fakt që kjo qeverisje ka qenë gjithnjë e këshilluar nga njerëz me grada shkencore, si Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, e nga Blerim Latifi.


Tani, t’i kthehem pak konstatimit të profesorit se në Kosovë është instaluar një kapitalizëm i egër, i ngjashëm me atë të shekullit XIX. Pajtohem profesor Blerim, ke të drejtë. Por, pyetja ime është: kush është shkaktar për këtë? Po të kishim pasur një shtet në shërbim të popullit, e jo në shërbim të tarafeve të të gjitha llojeve, ky shtet i egër kapitalist s’do instalohej.

Personalisht nuk i vë faj asnjë kompanie private në Kosovë për këtë gjendje. Kjo sepse shteti, me mekanizmat e veta, është dashur dhe duhet të rregullojë sjelljet e entiteteve biznesore në Kosovë. Me ketë kulturë që është instaluar në të bërit biznes, firmat kanë qenë të detyruara të bëjnë këtë që bëjnë. Është e pandershme të kërkohet veprim moral dhe etik nga firmat kur ligji nuk funksionon; kur për të mbijetuar duhet t’i bësh shërbimin pushtetit. Kosova ka një ligj që mbron punëtorët dhe që mund të krahasohet me standardet e BE-së. Për arsyen se përse nuk implementohet, ju duhet t’i pyesni ata që i këshilloni.

Profesor Blerim, hajde ta zëmë se firmat e paskan fajin për instalimin e kapitalizmit të egër në Kosovë dhe sidomos për ikjen e të rinjve. Por, për gjendjen në Arsim, në Shëndetësi, në Gjykata, në Sport, kush e ka fajin? Firmat private?

Legjitimitet moral të keqes në Kosovë profesor Blerim, i keni dhënë ju bashkë më profesorët Bajrami, Kuqi, Hoxhaj. Ju kurrë nuk e keni bërë kritikën me kohë, atëherë kur e keqja kishte filluar të zë rrënjë ne Kosovë. Tash mund të jetë vonë.

Për fund, e pashë në një faqe që kishe përmend një thënie të Sokratit të madh, se e keqja bëhet për shkak të injorancës. Apo, njerëzit bëjnë keq sepse u mungon dija. Për juve personalisht, bashkë me ata që i përmenda më sipër, a mund të thuhet që keni qenë injorant dhe keni vepruar ashtu siç keni vepruar për shkak të mungesës së dijes? Nuk e besoj! Të gjithë keni grada PhD.

Këshilltari i Kadri Veselit: Kapitalizmi brutal dhe politika e korruptuar po e zbrazin Kosovën
Lexo po ashtu Këshilltari i Kadri Veselit: Kapitalizmi brutal dhe politika e korruptuar po e zbrazin Kosovën

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Kalo në kategori