LAJMI I FUNDIT:

Me ble t’re se u prish? – Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t’re se u prish? –  Jo, ua rregullon Hausmeister

Keni nevojë për riparime shtëpiake? Këtu hyn modeli më inovativ për mirëmbajtje të shtëpive Hausmeister. Si partneri juaj i besueshëm, Hausmeister, e kupton rëndësinë e një shtëpie të mirëmbajtur. Kjo është arsyeja pse ata ofrojnë lloj-llojshmëri shërbimesh shtëpiake profesionale dhe efikase për ta mbajtur hapësirën tuaj të jetesës të rehatshme, të sigurt dhe funksionale.

Hausmeister ju ofron shërbime profesionale dhe efikase të amvisërisë si: mirëmbajtje ose instalim të rrymës, të ujit, të nxemjes, kontrollim dhe servisim të motorit, mbushje me gaz, klima me apo pa inverter, sisteme centrale me chiller si dhe pastrim të filterave.

Përveq shërbimeve të cekura më lartë, teknikët e Hausmeister janë të aftë dhe të trajnuar për të trajtuar detyra si: rregullimi i lavatriçeve, i makinave të tharjes së rrobave, i makinave të larjes së enëve, i frizave, i frigoriferave, i furrave të pjekjes, i bojlerave, i kalldajave, i televizorave, e i ventilimit. 

Hausmeister mund të ju ndihmojnë edhe me ndërrimin e siguresave, shtekerave dhe instalimin e tyre, riparimin e dollapeve të ndryshme, montimin dhe ndërrimin e dyerëve, dritareve, zhbllokimin e kanalizimeve e shumë riparime tjera të ndryshme që keni nevojë t’i rregulloni në shtëpinë tuaj. 

Keni nevojë për riparim të koltukëve? Hausmeister ju mbulon edhe këtu!

Hausmeister krenohet me profesionalizmin dhe efikasitetin e tyre. Ata e kuptojmë se shtëpia juaj është vendi juaj i shenjtë andaj përpiqen të ofrojnë shërbime të nivelit të lartë për të siguruar funksionimin e saj në tërësi. Ekipi i tyre është gjithmonë i gatshëm për të trajtuar çdo detyrë riparimi ose mirëmbajtjeje që mund të keni.

Pra, pse të stresoheni për riparimet shtëpiake kur Hausmeister është vetëm një telefonatë larg? Ata ekzistojnë për t’ua bërë jetën tuaj më të lehtë dhe për ta mbajtur shtëpinë tuaj në formë të mirë sepse një shtëpi e mirëmbajtur është një shtëpi e lumtur. Lëreni Hausmeister të kujdeset për riparimet dhe instalimet, ndërkohë që ju fokusoheni në krijimin e kujtimeve të bukura brenda shtëpisë suaj.

Paguaj 3 euro në muaj për banesë, 5 euro në muaj për shtëpi dhe 10 euro në muaj për lokal për shërbime efikase të mirëmbajtjes e rri qetë pa shqetësime mbi kokë!

Oferta nuk mbaron me kaq! Nëse paguan për gjithë vitin do përfitosh dy muaj FALAS!

Për më shumë informacione kontaktoni:   

Nr.tel: 045 841 841    

Facebook: Hausmeister KS