Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake nga qyteti i Brest pranë kufirit polak, kryeqytetit Minsk dhe rajonit verilindor të Vitebsk, tha të enjten ministria e mbrojtjes.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, tha se stërvitjet, të vendosura vetëm rreth 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës dhe gjashtë 10 kilometra nga Polonia, do të praktikojnë ‘çlirimin e territorit të kapur përkohësisht nga armiku’ dhe rimarrjen e kontrollit mbi rajonet kufitare.

Presidenti rus Vladimir Putin përdori retorikë të ngjashme për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se Kievi ishte pjesë e Rusisë dhe se ai po ‘pastronte’ vendin nga ‘neo-nazistët’.

Reklama

Minsk është ankuar për muaj të tërë për vendet e NATO-s që grumbullojnë ushtarë pranë kufijve të saj – Polonia, Lituania dhe Letonia janë të gjithë anëtarë të aleancës – dhe po rrit sasinë dhe intensitetin e stërvitjeve të veta ushtarake si përgjigje.

Reklama

Ministria bjelloruse e mbrojtjes shtoi se stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 14 shtator, do të praktikojnë ‘sigurimin e masave të forta të ligjit ushtarak’ si dhe luftën kundër ‘armikut dhe formacioneve të armatosura të paligjshme’.

Deri në 7,500 personel ushtarak, 260 automjete të blinduara dhe rreth 30 avionë dhe helikopterë do të marrin pjesë në stërvitje, njoftuan mediat lokale.

Reklama

Stërvitjet ushtarake vijnë pasi presidenti bjellorus, Aleksandr Lukashenko riafirmoi mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës muajin e kaluar.

Mbështetja e Lukashenkos për luftën ka shkaktuar kritika ndërkombëtare dhe sanksione kundër Minskut.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka lejuar Moskën të përdorë territorin e saj për të dërguar mijëra trupa në Ukrainën fqinje, si dhe për të lëshuar raketa nga hapësira e saj ajrore.

Reklama

Në korrik, Rusia thuhet se ka rritur kapacitetet e saj ushtarake si në ajër ashtu edhe në tokë në Bjellorusi mes tensioneve të larta me Perëndimin. /Telegrafi/