LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët në Maqedoni presin qeveri të përgjegjshme

Biznesmenët në Maqedoni presin qeveri të përgjegjshme

“Qeveria gjatë vitit që po e lëmë pas, nuk kishte sjellje konstruktive me sektorin e biznesit. Projekti “Zhvillimi” i cili u përmend gjatë gjithë kohës nuk ishte asgjë tjetër vetëm se fushatë”, kështu e vlerëson kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore (OEMVP), Nazmi Ejupi, vitin e kaluar sa i përket biznesit në Maqedoni. Ai gjithashtu thotë se nuk ka pritshmëri të mëdha se diçka do të lëviz në drejtim pozitiv në vitin e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OEMVP deri tek Qeveria kanë dorëzuar 35 propozime, por vetëm dy prej tyre janë pranuar. Anëtari i Odër dhe pronar kompanie, Xhemail Dauti, thekson se Qeveria e ardhshme do marrë parasysh propozimet e Odës dhe do t’i shqyrtojë më seriozisht.


Ndërsa Fatmir Bytiqi, drejtori ekzekutiv i OEMVP, para gazetarëve tha se, fatkeqësisht vazhdon trendi i zhvillimit selektiv dhe jo i drejtë i zonave të lira ekonomike.

Nga OEMVP, organizatë e cila angazhohet për interesin e qindra kompanive në rajon, theksojnë se në vitin 2017 gazifikimi i Maqedonisë, është projekti i kryesorë i tyre, por mendojnë se vështirë do të arrihet./Telegrafi.