LAJMI I FUNDIT:

Bizneset sërish në protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, kërkohet reflektim nga Qeveria

Bizneset sërish në protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, kërkohet reflektim nga Qeveria

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), së bashku me përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, sërish do të mbajnë një protestë të mërkurën, nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Kjo protestë synon të kundërshtojë mënyrën se si bizneset janë detyruar të hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa pasur përgatitje të mjaftueshme.

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe bëri thirrje që Qeveria të rishikojë vendimin e marrë.


Lulzim Rafuna, kryetar i OEK-ut /Foto: Ridvan Slivova/

Ai tha se kërkojnë një afat njëvjeçar dhe një paketë ligjore për të lehtësuar tranzicionin për bizneset dhe për të mbrojtur qytetarët.

“Protesta do të mbahet nesër nga ora 11:00 deri në 12:00. I ftojmë të gjithë ata që preken nga ky vendim të na bashkohen për të mirën e vendit. Kërkojmë që Qeveria të reflektojë dhe të mbështesë biznesin dhe ekonominë, duke dhënë një afat të përshtatshëm për kalimin në tregun e lirë dhe duke përgatitur masa ligjore për këtë tranzicion”, tha Rafuna.

Ai shtoi se, nëse Qeveria nuk ndryshon qëndrim, bizneset do të detyrohen të vazhdojnë protestat.

Bllokimi i hyrje-daljeve në Prishtinë dhe deklaratat e përfaqësuesve të bizneseve – gjithçka nga protesta e organizuar nga OEK-u
Lexo po ashtu Bllokimi i hyrje-daljeve në Prishtinë dhe deklaratat e përfaqësuesve të bizneseve – gjithçka nga protesta e organizuar nga OEK-u

Rafuna kritikoi gjithashtu ZRRE-në për mungesën e përgatitjes dhe ofertave të mjaftueshme për konsumatorët në tregun e lirë të energjisë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, deklaroi se takimi me përfaqësuesit e KEK-ut nuk solli përgjigje të kënaqshme dhe shprehu se pakënaqësitë e bizneseve do të shprehen në protestë.

Konferenca e OEK dhe bizneseve /Foto: Ridvan Slivova/

“1300 biznese dhe familjet e punëtorëve të tyre janë në një situatë të vështirë. Ndërsa bizneset vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre, njëkohësisht po përgatiten për protestën e nesërme, e cila pritet të jetë shumë e madhe”, tha Shahini, duke kërkuar që Qeveria të shtyjë zbatimin e vendimit për një vit.

Skender Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë në Kosovë, deklaroi se nga 1300 biznese që janë përfshirë në procesin e liberalizimit, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

Ai ftoi qytetarët që të dalin dhe të mbështesin protestën kundër këtij vendimi.

Ndryshe, ditë më parë u mbajt një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrjen e bizneseve nga e gjithë Kosova duke bllokuar një pjesë të hyrje – daljeve të Prishtinës, e cila zgjati për dy orë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK

Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK

Ekonomi
Super Viva po fiton zemrat e konsumatorëve – Ja sekretet që nuk i keni ditur!

Super Viva po fiton zemrat e konsumatorëve – Ja sekretet që nuk i keni ditur!

Ekonomi
Kur të pyesin “Kah i bjen me shku në deti?”, përgjigju...

Kur të pyesin “Kah i bjen me shku në deti?”, përgjigju...

Ekonomi
Risia më e ëmbël e verës: Akulloret Kinder dhe Nutella –akullore që s’mund t’i thuash “JO”

Risia më e ëmbël e verës: Akulloret Kinder dhe Nutella –akullore që s’mund t’i thuash “JO”

Ekonomi
Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Ekonomi
Vendoset gurthemeli i kompleksit luksoz “Porta Rai” në Ulqin, projekt që e pozicionon Malin e Zi si një destinacion premium dhe që sjell 800 vende të reja pune

Vendoset gurthemeli i kompleksit luksoz “Porta Rai” në Ulqin, projekt që e pozicionon Malin e Zi si një destinacion premium dhe që sjell 800 vende të reja pune

Ekonomi
Kalo në kategori